Kapacitetet e kogjenerimit shfrytëzohen rreth 50%

Ekonomia December 13, 2018 - 09:15
Lexo tjera detaje

Projekti i kogjenerimit për ngrohje të qytetit me avull nga Termocentrali “Kosova B” momentalisht nga Termokosi është duke u shfrytëzuar me vetëm 50% të kapaciteteve që ofron KEK-u, kjo për arsye se është duke u bërë zgjerimi i rrjetit. Megjithatë, kogjenerimi po konsiderohet si një projekt ekonomik dhe mjaft i dobishëm për qytetarët. Në këtë drejtim zyrtarë nga KEK-u, inkurajojnë Termokosin dhe të gjitha institucionet tjera relevante që zgjerimin e rrjetit ta vënë në prioritet dhe sa më pare të shfrytëzohet i gjithë potenciali që ofron kjo korporat. 

Drejtori Ekzekutivë i TC-Kosova B, Luigj Imeri ka thënë se, “Kapaciteti maksimal i shfrytëzueshëm në kohën e pikut kur temperaturat janë më të ulëta janë arritur diku 70 MW/h energji termike, kjo nënkupton që edhe 70 MW/h të tjera janë në disponim. Në këtë rast sipas informacioneve të mia, Termokosi së bashku me institucionet tjera relevante është duke e bërë zgjerimin e rrjetit ta bëjmë zgjerimin e rrjetit sekondar dhe terciar në kuptimin që të kemi mundësi me shfrytëzu edhe këtë pjesën tjetër që ka mbet e pashfrytëzuar. Prandaj në i inkurajojmë që sa më parë ti shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin që ofron KEK-u, pra edhe këto 70 MW/h energji termike”.
 

Dobit nga projekti i kogjenerimit janë shumë të mëdha duke filluar nga ndikimi i drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit.
 

“Ajo çka është temë kryesore dhe që na shqetëson të gjithëve është ndotja e ambientit, e ky projekt ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ambientit, pra me shfrytëzimin e kogjenerimit ulet kërkesa për perdorimin e thëngjillit për prodhim të energjisë dhe shndërrimin e energjisë termike në energji elektrike dhe anasjelltas. Si rrjedhoj, ky projekt ka ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit” ka shtuar Imeri.

Përveç ndikimit pozitiv që ka ky projekt në cilësinë e ajrit,  zgjerimi i rrjetit dhe shfrytëzimi i kapaciteteve të plota do të kontribuojë shumë pozitivisht edhe në gjendjen ekonomike të qytetarëve.
 

Projkti i kogjenerimit ka filluar në vitin 2014, dhe nga atëherë kemi nje tymtar më pak, që i bie një ndotës më pak.
 

Për info tuaj, gjeni edhe linkun ne vazhdim:

Image