Ministri Shala nuk zmbrapset, përmes një shkrese ka kërkesa të qarta për Serbinë e Bosnjën

Ekonomia December 10, 2018 - 20:51
Lexo Detajet

Serbia edhe më tej vazhdon të bëjë presionndaj Kosovës sa i përket taksës 100%. Ditën e shtunë, Indeksonline ka publikuar një nga letrat e dërguara për drejtorin e sekretariatit të CETFA-s në Bruksel të cilit i kërkohet që të konsultohet me organet e UNMIK-ut në Prishtinë për rritjen enorme të tarifave të importit të Kosovës.

“Ne ju kërkojmë që të iu shkruani të gjithë anëtarëve të CEFTA-s dhe institucioneve të Kosovës për tëhequr këtë taksë enorme të importit” thuhej në një nga lutjet e dërguara me shkrim. Nga ana etij, Ministri i Tregtisë, Endrit Shala i ka kthyer përgjigje kërkesës së Serbisë dhe Bosnjes, drejtuar CEFTA-s.

 “Nuk është UNMIK-u ai që ka vendosur për taksë. Iu kujtojë se me anë të këtij vendimi ne kemi dashur të ruajmë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.”, ka thënë Ministri Shala.

Tutje, Shala ua kujtuar serbëve se emërtimi i “Fusnotës”, në kërkesën drejtuar CEFTA-s nuk ka qenë i prezantuar korrekt.

Ministri Shala ka thënë se atëherë kur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të përdorin emërtimin “Republika e Kosovës”, siç edhe është kërkuar, atëherë do t’iu përgjigjen kërkesave të tyre.

“Emërtimi pa paragjykuar pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me KS të OKB-së 1244 dhe Opinionin e ICJ në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë tutje Shala. E fundit që ka reaguar sot ka qenë shefja për politike të jashtme, Federica Mogherini. Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejt të ndërmarrë masa për të hequr këtë taksë të vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Liderët serb, vazhdojnë me presionin dhe lutjet e njëjta, kjo pasi që e njëjta taksë sigurisht që u ‘djeg’ xhepin atyre.  

Image
Image