Dogana: Në Kosovë nuk kanë hyrë produkte me mbishkrime antikushtetuese

Ekonomia December 09, 2018 - 09:37
Lexo detajet

Dogana e Kosovës ka demantuar lajmin që disa produkte kanë hyrë në Kosovë me mbishkrime antikushtetuese.  Në sqarimin e Doganës thuhet që janë shtuar kontrollet në të gjitha pikë kalimet kufitare dhe në terminalet doganore dhe se lajmet për mbishkrimet antikushtetuese në produkte janë të pavërteta, transmeton “Zëri.info”.

“Që nga pranimi i vendimit të qeverisë Dogana e Kosovës ka shtuar kontrollet në të gjitha pikë kalimet kufitare si dhe në terminalet doganore, lajmet e publikuara nuk janë të vërteta, pasi që nga data 21 nëntor 2018 nuk ka pasur importe të produkteve por vetëm import minimal të lëndës së parë e cila nuk është e paketuar për shitje me pakicë. Prandaj pretendimet se ka importe me mbishkrime antikushtetuese janë tërësisht të pavërteta pasi që është e pamundur të futen produkte kur nuk ka import”, thuhet në reagimin e Doganës.

LEXO EDHE: Dogana kap kamionin me vezë të kontrabanduara nga Serbia

Tutje në reagim thuhet që nga vendimi i qeverisë për taksën 100 për qind ka pasur rënie të importit në kuota minimale.

 “Fatkeqësisht artikulli i publikuar nuk sqaron se ku apo çfarë janë produkte e importuara por vetëm aludon se ka këso produkte, pa sqaruar se cili është ai produkt kur është importuar apo ndonjë informatë tjetër relevante, gjithashtu portali ka harruar edhe të pyes Doganën nëse ka pasur import apo jo.  Dogana iu bën thirrje që raportimet të jenë korrekte pasi që nga data e vendimit të qeverisë ne kemi parë rënie të importi në kuotat minimale ka javë ku nuk ka asnjë import prandaj pretendimet që produktet janë futur në Kosovës nuk janë të vërteta dhe jo të logjikshme”, thuhet tutje në reagim. /ZËRI