Projektbuxheti për vitin 2019 nuk arrin të votohet as sot

Ekonomia December 07, 2018 - 18:34
Lexo detajet

Edhe pse deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë dy ditë janë duke debatuar për projektbuxhetin për vitin 2019, kjo gjë nuk ka arritur të kaloj në votim. Nënkryetari I Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka njoftuar që kjo gjë do të ndodh në një datë tjetër, raporton “zëri.info”.

 “Votimi duhet të bëhet pas vendimit të ri të Kryesisë për datën kur votohet dhe deputetët do të njoftohen”, ka thënë Haliti. Ndërkohë në Kuvend ka vazhduar debati për buxhetin. Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro.

Pozita e ka mbështetur vazhdimisht miratimin e këtij buxheti ndërsa opozita e ka cilësuar të parregullt duke mos e përkrahur atë. /ZËRI

LEXO EDHE: 'Buxheti për vitin 2019, nuk jep shpresë për jetë më të mirë për qytetarët'