'Buxheti për vitin 2019, nuk jep shpresë për jetë më të mirë për qytetarët'

'Buxheti për vitin 2019, nuk jep shpresë për jetë më të mirë për qytetarët'

Ekonomia dhjetor 07, 2018 - 17:30
Lexo tjera detaje

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj derisa po diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm, tha se ky buxhet duhet të luftojë lukset e qeverisë, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, ky buxhet nuk jep shpresë se do të përmirësohet jeta e qytetarëve.

“Do të duhej të luftohej inflacioni ekonomik, të ulen shpenzimet e luksit qeveritar dhe jo të rriten. Por prapë buxheti i vitit 2019 po konsiderohet si shpenzues, duke përfshirë edhe luksin qeveritar. Ai nuk siguron shpresë më të mirë për jetë për qytetarët”, tha ai.

Zemaj tha se ka kërkesa nga pozita e opozita që të përmirësohet ligji i buxhetit./ZËRI/