BQK-ja, MPB-ja, Policia e Kosovës dhe Shoqata e Bankave diskutojnë për sigurimin fizik të sektorit bankar

BQK-ja, MPB-ja, Policia e Kosovës dhe Shoqata e Bankave diskutojnë për sigurimin fizik të sektorit bankar

Ekonomia dhjetor 07, 2018 - 13:40
Lexo detajet!

Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmetiështë mbajtur takimi me ministrinePunëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorineDepartamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarineBordit të Shoqatës së BankaveOrcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutivtë Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Në këtë takim u diskutuapër shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.

Të gjithë përfaqësuesit e institucionevepjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme,me qëllim të rritjessë nivelittë sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucionalpër të adresuar këto sfida.