Bedri Hamza tregon se a u është ndarë buxhet veteranëve për 2019-ën

Ekonomia December 07, 2018 - 13:10
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Financave, Bedri Hamza, teksa ka diskutuar në seancën e Kuvendit për ndarjen e buxhetit për 2019, ka folur edhe për pensionet e veteranëve.

Ai ka thënë se buxheti është ndarë edhe për të gjithë veteranët edhe atyre që prokuroria i cilësoi “mashtrues” dhe do t’i marrin këto mjeti deri sa të bëhet ri-kategorizimi.

LEXO EDHE: VV: Ahmeti nuk e ka besueshmërinë për ta përfaqësuar Kosovën

“Ministria e Financave do të ndaj mjetet për veteranët deri kur të ndodhë ri-kategorizimi, deri kur të bëhet mbyllja e listave”, ka thënë ministri.