Buxheti për shëndetësi për vitin e ardhshëm, 234 milionë euro

Ekonomia December 06, 2018 - 12:38
Lexo detajet

Ministri i Financave, Bedri Hamza derisa foli për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm, tha se për shëndetësi është paraparë që financimi të jetë 234 milionë euro, raporton “Zëri.info”.

Përndryshe, buxheti për shëndetësi i paraparë për vitin 2019, është për 34 milionë euro më i lartë se buxheti i këtij viti për këtë fushë.

LEXO EDHE: Të hyrat buxhetore për vitin 2019, për 132 milionë euro më të larta se për këtë vit

Hamza bëri të ditur, se buxheti për vitin 2019 pritet të jetë 1 miliardë e 949 milionë euro./ZËRI/