Rritje e çmimit të importeve në Kosovë

Ekonomia December 05, 2018 - 15:14
Lexo Detajet

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 0.8 % në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas indeksit të çmimeve të importit për tremujorin e tretë 2018, ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te prodhimet minerale (5.6 %), këpucët (4.8%), lëkura dhe artikujt prej saj (2.5%), prodhimet e industrive kimike (1.8%), etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore (-6.9 %), tekstili dhe artikujt prej tij (-2.7%), pajisjet e makinerisë dhe elektrike (-0.8%), vajrat ushqyese (-0.3%), dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me TM3 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale (20.5%), plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (5.7%), druri dhe artikujt prej tij (3.9%) etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore (-14.2%), këpucët (-10.0%), letra dhe artikujt prej saj (-7.3%), tekstili dhe artikujt prej tij (-3.9%), shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (-2.2%), etj.