Certifikatat e Qendrës së Trajnimit të KEK-ut njihen edhe ndërkombëtarisht (VIDEO)

Ekonomia December 05, 2018 - 00:15
Detajet

Janë një grup  të  interesuarish prej 18 kandidatëve të cilët po
trajnohen në mënyrë që të marrin certifikata për saldues
profesional, njofton Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). 

Nehat Zekolli njëri prej tyre pohoI se trajnimi ia bëri
të  mundur të mësoj shumë më mirë saldimin. Ai tha se në Qendrën
e Trajnimit mësohet edhe siguria në punë e cila është shumë e
nevojshme për punën e salduesit.

Nga ana tjetër, Remzi Selimi specialist ndërkombëtar I saldimit,
njëherësh trajnues i kandidatëve për saldim tregon rreth
implementimit të programit si dhe përfitimet që mund ti kenë të
interesuarit.

"Sipas rregullave këtu kandidatët i ushtrojmë se si përgatitet
epruvetat e saldimit për gypa, dhe se kandidatët të cilët e donë
këtë profesion (saldimin) e kanë mundësinë që të përfitojnë
njohuri të reja dhe të përsosen edhe më shumë në aspektin e
shkathtësive. Si rrjedhojë, edhe punën që do ta bëjnë në të
ardhmen do ta bëjnë shumë  më shpejtë shumë më thjeshtë dhe
shumë më saktë" tha Remzi Selimi

Sipas koordinatorit për menaxhimin e cilësisë, Skender Berisha, të
gjithë ata kandidate që e kryejnë me sukses trajnimin, certifikatat e
tyre do të njihen ndërkombëtarisht.

"Pasi që kandidatët të aplikojnë ne së bashku me oden gjermane të
Dortmundit fillojmë me procedura dhe pasi  të përgatiten kandidatët
vjen DVS-(_Shoqata Gjermane për saldim dhe proceset e ndërlidhura_)
gjithnjë në bashkëpunim me odën e Dortmundit dhe bon certifikimin
sipas standardit të DVS gjerman.  Sipas gjermanëve , kushtet në
këtë qendër janë shumë të mira sepse I plotësojnë të gjitha
standardet e kërkuara ndërkombëtare". ka theksuar Berisha.

Zyrtarët e Qendrës Trajnuese e KEK-ut ju kanë bërë thirrje edhe
bizneseve që ushtrojnë punë me elektrikë, saldim,  mekanike,
hidraulike, makineri të rënda etj.  për të sjellë punëtorët e
tyre që të certifikohen në këtë Qendër sepse sipas tyre është e vetmja në
rajon ku mund të kryhen këto trajnime.

">http://

Image