Taksa 100%, kështu po bëhet kontrabanda mes shqiptarëve dhe serbëve

Ekonomia December 02, 2018 - 12:25
Lexo detajet

Janë bërë disa ditë që kur qeveria e Kosovës ka vënë taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Megjithatë, jo të gjithë po e respektojnë këtë vendim siç edhe është paraparë. Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se gjatë natës së mbrëmshme në fshatin Lupq i Poshtëm, janë kapur disa automjete duke kontrabanduar mallra të ndryshme.

Mësohet se pronari i një makine është serb. Burimet e njëjta bëjë me dije se aty janë kapur një furgon me fishekzjarre, dhe disa gjedhe.

Derisa një kamion tjetër, shihet të jetë rrokullisur aksidentalisht. Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje të hollësishme.

“Ju konfirmoj se mbrëmë gjatë natës në fsh. Lupq nga Policia e Kosovës është gjet një kamion i rrokullisur, perveq këtij rasti gjatë ndermarrjes se veprimeve policore afër atij lokacioni janë hasur edhe dy automjete me gjedhe (kafshë) që dyshohet se janë të vjedhura. Policia është duke ndermarr veprime hetimore dhe operative me qëllim të sqarimit të rrethanave tjera, perderisa detaje tjera do te behen te ditura pas raportimeve shtesë lidhur me kete qeshtje”, kanë njoftuar  Policia e Kosovës për Indeksonline.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image