Komunës së Prishtinës i ndahen 10.8 milionë euro shtesë në buxhet

Ekonomia December 02, 2018 - 12:23
Lexo detajet

Me projektbuxhetin për vitin 2019, komunës së  Prishtinës i janë ndarë 10.8 milionë  euro më shumë buxhet.

Kjo vjen pas miratimit të ligjit për Kryeqytetin e Kosovës, ku krahas ndarjes së grantit qeveritar për komuna, Komunës së Prishtinës i janë ndarë 10.8 milionë euro shtesë.

“Kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve buxhetore të Komunës së Prishtinës për dhënien e shërbimeve dhe adresimin e problemeve të të gjithë banorëve që jetojnë apo kryejnë shërbime në kryeqytet. 

Në përputhje me Ligjin për Kryeqytet, granti për Prishtinë është i barabartë me 6% të grantit të përgjithëm për komuna”, thuhet në  raportin e fundit të  Institutit “GAP”.