Serbia frikësohet nga bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri

Ekonomia November 29, 2018 - 20:36
Lexo detajet

Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama siç duket i ka futur frikën Serbisë për bashkëpunimin gjithëpërfshirës Kosovë – Serbi.

Megjithatë, shkruajnë mediet serbe duke transmetuar Sputnikun rus, elita politike shqiptare edhe pse po kërkon bashkimin e të gjitha zonave të banuara nga shqiptarët, rezulton se kjo ide, përballet me problem serioze praktike.

Sipas asaj që është shprehur kryeministri shqiptar, Edi Rama, Kosova do të ketë një terminal në portin e Durrësit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. E gjithë historia e daljes së Kosovës në det ishte në paketën e bashkëpunimit shqiptaro-shqiptar dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve deri në vitin 2025, shkruan Sputnik, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, historia e Durrësit si një port përmes të cilit Kosova do të mund të qarkullonte mallra, ngre një numër çështjesh. Në cilën mënyrë do të vijnë mallrat nga Durrësi në Kosovë? Mallrat mund të kalojnë vetëm nëpërmjet Maqedonisë përmes Kaçanikut ose përmes Malit të Zi, mbi Çakorr, e cila bëhet vështirë e kalueshme gjatë dimrit.

Prandaj, shkruan Sputnik, ideja për Durrësin si dalje e Kosovës në det nuk është çështje ekonomike, por politike në natyrë. Kryeministri Rama heshti kur flitej për natyrën politike të futjes së një takse për mallrat serb.

Analisti politik, Aleksandër Gajiq beson se kjo është një “mbështetje simbolike të Shqipërisë ndaj pavarësisë së Kosovës, me të cilën Shqipëria tregon vullnetin e mirë për të lejuar Kosovën të hyjë në tregjet botërore”.

Sipas Sputnik, Durrësi nuk ka një rëndësi të madhe në vetvete, sepse porti i saj është i vogël në raport me portet përkatëse evropiane, por në nivelin simbolik tregon synimin e tyre që Kosova, në një kuptim komercial nëpërmjet Shqipërisë, lidhet me tregtinë botërore, hapi i parë. Në hapin e dytë, ata që shohim nga deklarata e Ramush Haradinajt dhënia e këtij terminali ka më shumë peshë simbolike sesa ekonomike.

Nga ana tjetër, ekonomisti Bozo Drashkoviç thekson synimin e Kosovës për t’u bërë ekonomikisht të pavarur nga Serbia. “Çdo territor që përpiqet për pavarësi politike, përpiqet për pavarësi ekonomike,” tha ai për Sputnik, transmeton lajmi.net.

Në rastin e Kosovës, është një strategji afatgjatë për të zvogëluar varësinë nga kompanitë serbe.

Sputnik shkruan se Terminali në Durrës është kryesisht një histori propagandistike politike, por ekziston një mundësi që Kosova të diversifikojë furnizimin e mallrave përmes porteve të tjera, siç është Selaniku ose Barska. Pastaj, megjithatë, efekti simbolik i portit të Durrësit, do të bëhej ekonomik.

Pavarësia ekonomike e Kosovës nga Serbia është e mundur vetëm në afat të gjatë. Në afat të shkurtër dhe të mesëm, kjo është pothuajse e pamundur, sepse është shumë e kushtueshme. Vetëm me zhvillimin e infrastrukturës, ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave.

Vlen të theksohet se para shumë vitesh, Shqipëria kishte premtuar hapësirë për Kosovën në portin e Shëngjinit, ide dhe premtim të cilin e treti koha dhe Kosova asnjëherë nuk pati çasje atje.

Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar një terminal për Kosovën në portin e Durrësit, por edhe kjo sipas Sputnik, është vështirë e realizueshme dhe se karakteri i saj është më tepër simbolik e politik, sesa ekonomik.