Bordi kërkon mbështetje nga Ambasada britanike për përzgjedhjen e kryeshefit të Telekomit

Bordi kërkon mbështetje nga Ambasada britanike për përzgjedhjen e kryeshefit të Telekomit

Ekonomia nëntor 14, 2018 - 14:18
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike ka shpallur të mërkurën me datë 14.11.2018 konkursin publik për përzgjedhjen e Kryeshefit Ezkekutiv të Telekomit të Kosovës, duke synuar që të bëjë përzgjedhjen e duhur të një kandidati me kualifikim, integritet të njohur dhe përvojë të nevojshme profesionale që do të udhëheq ndërmarrjen në përputhje me parimet e njohura për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike.

“Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A., bazuar edhe në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Amsadadës së Britansië së Madhe kërkon përkrahje, gjithëpërfshirje dhe konsulencë nga ekspertët ndërkomëbtarë për rekrutimin dhe përzgjdhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të TK Sh.A.

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A., konsideron se procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes do të zhvillohet me procedurë të hapur dhe transparente, që do të jetë në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Pavarësisht kësaj, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A., i është drejtuar me një letër aksionarit, në këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Telekomit të Kosovës në projektin e Ambasadës Britanike, për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv.

Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike, ka një rëndësi të veçantë dhe vitale për shtetin e Kosovës.

Duke parë rëndësinë e veçantë që Telekomi i Kosovës ka për vendin tonë, vazhdimisht janë bërë përpjekje të mëdha nga të gjithë punonjësit, Menaxhmenti i ri dhe Bordi i Drejtorëve, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e kësaj ndërmarrje publike.

Në lidhje me këtë, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, tashmë e ka hartuar strategjinë për daljen nga gjendja ekzistuese, e cila gjithashtu përfshin procesin e ristrukturimit dhe uljen e shpenzimeve të kësaj ndërmarrje publike. Për me tepër, tashmë është marrë edhe një vendim për mosrritjen e numrit të punëtorëve.

Të gjitha këto vendime, dhe shumë të tjera, janë marrë me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar të kësaj ndërmarrje, zhvillimin dhe implementimin e përpiktë të strategjisë për përmirësimin e përformancës biznesore duke optimizuar proceset dhe shërbimet teknologjike.

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A., duke garantuar transparencë të plotë gjatë këtij procesi aplikues dhe përzgjedhës, inkurajon të gjithë kandidatët potencial që të aplikojnë për këtë pozitë, pasi që vlerësimi do të bëhet nga një panel profesional, që do krijohet enkas për mbikëqyrje ne kete rast”, thuhet në njoftimin e PTK-së. /ORAinfo/