Masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës, Dogana e përkushtuar ta zbatojë vendimin

Ekonomia November 10, 2018 - 11:44
Lexo tjera detaje

Dogana e Kosovës do ta zbatojë derisa të jetë në fuqi vendimin e Qeverisë për vendosën e masës mbrojtëse prej 10% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se vendimi që ka marrë ekzekutiv të martën, ka filluar që të zbatohet në tersi dhe po zbatohet pa asnjë problem.

“Dogana është e thirrur me kodin doganor të akcizës, por edhe në legjislacionin tjetër vetëm zbatohen vendimet e qeverisë dhe në rastin konkret me marrjen e këtij vendimi me datën 7 pasdite nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Dogana menjëherë ka filluar zbatimin e saj në praktikë”, ka thënë Berisha për EO.

“Është duke funksionuar mirë, ne jemi duke e zbatuar këtë vendim për gjitha produktet që kanë origjinë serbe ose nga Bosnja dhe iu ka vu taksa mbrojtëse 10% në import”.