Birra Peja e bën Kosovën me parkun më të madh solar në rajon

Ekonomia October 12, 2018 - 16:57

Birra Peja, ka përuruar investimin e saj ne parkun ekologjik të energjisë së ripërtëritshme, “ECO PARK”, icili vjen si parku më i madh solar në rajon.

Ky projekt i jashtëzakonshëm është ndërtuar nëGjakovë, si një hap i rritjes së prodhimit të energjisë së ripërtërishme si dhe drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Kështu, Birra e Pejës bëhet kompania e parë vendore që bën investim me përmasa të këtilla në “Eco-investing”, ose në energjinë e ripërtërishme, duke qenë plotësisht të bindur se është përgjegjësi e sicilit prej nesh dhe e rëndësisë jetike që brezave t’ua lëmë në pronësi një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.

Image

Teknologjia inovative e përdorur në këtë park do të prodhojë 6 MwH, duke u bërë kështu një shtyllë shumë e rëndësishme e plotësimit të nevojave të vendit në furnizimin me energji elektrike.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane Solea, ndërsa pajisjet e përdorura jene te prodhuesve lider botëror ne ketë fushe si Canadian Solar dhe Huawei, te njohur si kompanitë më inovative në fushën e energjisë solare, e cila gjithashtu i kushtojnë rëndësi të madhe mbrojtjes së ambientit.

Energja e ripërtërishme është një kriter i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian, kurse Birra Peja dëshiron që ta ndihmojë Republikën e Kosovës në përmbushjen e kritereve evropiane për energji të pastër.

Të vetëdijshëm për faktin se Kosova vazhdon të përballet me nivele të lartë të ndotjes së ajrit dhe ambientit, Birra Peja e ka parë si orientim strategjik për vendin investimin në projekte të këtilla.

Investitori gjithashtu gjatë përzgjedhjes së hapësirës për ndërtimin e parkut është përkujdesur që të mos dëmtojë tokat bujqësore, si dhe pyjet e drunjtë, duke zgjedhur një pjesë toke jopjellore.

“ECO PARK”, si projekt kapital, e bën Birrën Peja kompaninë e parë kosovare që ndërmerr hapa konkretë drejt ruajtjes së ambientit në masë.

Ky projekt mund të konsiderohet si shembull në Kosovë dhe më gjerë, pasi do të ketë ndikim të madh në një çështje të rëndësishme për të gjithë, siç është ambienti ku jetojmë.

Birra Peja mbetet me shpresë se ky investim i saj do të inkurajojnë edhe kompanitë e tjera vendore që të ndërmarrin hapa konkretë në përkujdesjen ndaj ambientit, duke investuar në energji të ripërtërishme, si koncept që shihet si energjia e së ardhmes.

 

Informata shtesë:

Në vitin 2014 vendet e BE-së kanë rënë dakord për një objektiv të ri të energjisë së ripërtërishme prej së paku 27% të konsumit të përgjithshëm të energjisë deri në vitin 2030.

Më 30 nëntor 2016, si pjesë e paketës së energjisë së pastër për të gjithë evropianët, Komisioni publikoi një propozim për një Direktivë të rishikuar të energjisë së ripërtëritshme për ta bërë BE-në një lider global në energjinë e ripërtërishme dhe për të siguruar përmbushjen e objektivit për vitin 2030.

Më 14 qershor 2018, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën një marrëveshje politike e cila përfshin një objektiv të detyrueshëm të energjisë së ripërtërishme për vendet e BE-së që duhet të arrihet deri në vitin 2030, e që është 32% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë, me një klauzolë për një rishikim për rritje të mundshme deri në vitin 2023.