Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Austri

Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Austri

Ekonomia tetor 12, 2018 - 13:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton të gjithë personat që kanë vjetërsi pune në Austri se do t’u njihet vitet e punës, falë marrëveshjes së arritur ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Austrisë.

Në datën 1 dhjetor 2018 hyn në fuqi marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, e ratifikuar edhe nga Parlamenti shqiptar, transmeton “ATSH”.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë personat që kanë vjetërsi sigurimesh nga punësimi në të dy shtetet, përcjell albinfo.ch.

Marrëveshja është botuar në Fletoren Zyrtare në datë 12.05.2018.