Minierat e KEK-ut ka gjasa të jepen në shfrytëzim (Video)

Minierat e KEK-ut ka gjasa të jepen në shfrytëzim (Video)

Ekonomia korrik 22, 2018 - 23:01
Lexoni më shumë detaje

Minsitri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nuk e ka përjashtuar mundësinë që minierat e KEK-ut të jepen në shfrytëzim.

Ai tha se kjo çështje është duke u diskutuar në Qeverinë e Kosovës.

“Me sjelljen e kompanive për menaxhimin e minierës ne gjithashtu mbulohemi edhe nga garancionet apo penalltitë e mundshme nëse nuk furnizohet Kosova e Re me thëngjill që duhet. Dhe si e tillë të gjitha ato garancione i merr përsipër kompania që e merr menaxhimin”, ka thënë Lluka për Klan Kosova.