Lluka jep një lajm të mirë për punëtorët e Postës (VIDEO)

Ekonomia July 09, 2018 - 10:59
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka në një konferencë për medie duke folur për situatën aktuale në Postën dhe Telekomin e Kosovës, ka treguar se sot ka filluar shpërndarja e pagave për punëtorët e Postës pasi është gjetur zgjidhja për qiranë e Telekomit ndaj Postës, raporton "Zeri.info".

"Kemi gjetur një zgjidhje për qiranë e Telekomit ndaj Postës. Sot kanë filluar të shpërndahen pagat", ka treguar Lluka.

Tutje ai ka përmendur edhe krizën financiare aktuale në Telekomin e Kosovës, duke përmendur problemet me pagesat e qerasë që Telekomi duhej t'ia kryej Postës.

"Telekomi është në krizë financiare dhe ka pasur probleme me pagesat e qerasë ndaj Postës. E dimë se 80 për qind e shpenzimeve janë për paga kjo krijon një zinxhir negativ", ka përfunduar ministri.

Ndryshe, punëtorët e Postës gjatë ditës paralajmëruan grevë si pasojë e mos marrjes së pagave. Greva u pezullua pas takimit të ministrit me përfaqësuesit e  sindikatës së kësaj ndërmarrje. /ZËRI/