Dy ministrat më të 'varfër' të Qeverisë Haradinaj

Ekonomia July 05, 2018 - 20:32
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin e saj, Ramush Haradinaj, përveç tij, ka edhe pesë zëvendëskryeministra dhe 21 ministra. Vetëm pasuria e kryeministrit dhe zëvendësve të tij kap vlerën e përgjithshme mbi 696 milionë euro.

Ndërkaq, dy ministat me pasurinë më të vogël të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion janë Ivan Teodosijeviq dhe Nenad Rikalo – të dy pjesëtarë të Listës Serbe.

Ivan Teodosijeviq– ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, si pasuri të paluajtshme ka paraqitur shtëpinë në vlerë 60 mijë euro.

Veturën prej 8 mijë e 500 euro e blerë në vitin 2008 e ka paraqitur si pasuri të luajtshme, ndërkaq, para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare është 1 mijë euro.

Të hyrat vjetore të tij (baza mujore) ka paraqitur 1 mijë e 798 euro. Përderisa totali i pasurisë së tij llogaritet 71 mijë e 298 euro.

Nenand Rikalo – ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (MBPZhR) ka deklaruar se ka në pronësi biznes, kompaninë “Future system”, në të cilën posedon 100 % të aksioneve, por vlerën e saj në nuk e ka bërë të ditur.

Krejt çka ka deklaruar janë të hyrat vjetore që kapin shumën 14 mijë e 304 euro. /Insajderi.com