Hasani në Bruksel flet për të arriturat e Kosovës në ekonomi

Ekonomia July 05, 2018 - 18:45
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin e Bordit drejtues të strategjisë së Evropës Juglindore 2020 i cili është mbajtur në Bruksel, transmeton “Zëri.info”.

Hasani përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka bërë të ditur se para të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka prezantuar raportin vjetor të zbatimit të kësaj strategjie.

Postimi i plotë i Hasanit:

Sot në Bruksel mora pjesë në takimin e Bordit drejtues të strategjisë së Evropës juglindore 2020.

Në cilësinë e anëtarit të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), kam prezantuar raportin vjetor të zbatimin të kësaj strategjie.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës prezantova veprimet që i kemi marrë këtë vit siç janë veprimet tona në kryesimin e CEFTA’s, vendimin për aplikim në Organizatën Botërore të Tregtisë, avancimin e kornizës ligjore të shërbimeve, reformat në inspektorat dhe luftën kundër korrupsionit.Image