Haradinaj flet për Bechtel & Enkan, e fajëson këtë subjekt politik

Ekonomia July 05, 2018 - 13:22
Ja cilin sibjekt politik e fajëson Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit është duke mbajtur interpelancën e tij, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit raporton “Zeri.info”.

Me të marrë fjalën i pari i Qeverisë, shprehu mirënjohjen ndaj seriozitetit të kompanisë Bechtel & Enka, si dhe fajësoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për borxhin që Kosova i pagoi kësaj kompanie.

“Dëshiroj të shprehi mirënjohje për kompaninë Bechtel & Enka, për një partneritet shumë serioz me Kosovën që nga nisja e punëve me Kosovën. Deklarimet se Bechtel qëllimshëm është futë në angazhime korruptive me Qeverinë e Kosovës nuk vlejnë sepse po flitet për Qeverinë në të cilën ka qenë kolegu që i përfaqësoj ato, ose i ka djegë ose është ndonjë tejkalim. Bechtel & Enka është një kompani serioze, operon në tërë botën dhe jo vetëm te ne, por është në marrëdhënie kontraktuale edhe me ne”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj gjatë fjalës së tij iu drejtuar edhe deputetit Albin Kurti, dhe Liburn Aliut të Vetëvendosjes, duke i thënë se jeni partner të ngritjes së kësaj interpelance me fajtorin e gjendjes së krijuar me Bechtel & Enka.

Sipas tij ish Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku në qeverinë “Mustafa, është fajtori kryesor  për krijimin e situatës me kompaninë Bechtel”.

“Habitna si Albin Kurti dhe Librurn Aliu janë palë me ish Ministrin e Infrastrukturës, bukur e çuditshme pamja. Për mu është një çudi kjo. Pyetja për Vetëvendosjen dhe Librunin është se nëse e dinë se kush e ka krijuar këtë borxh që ju e përmendët, a mos e ka kriju ky që bashkë me ty po e paraqet temën e interpelancës. Dikush është shkaktar për këtë, e ai shkaktar është partneri yt i interpelancës Z. Kurti. Që ku keni mbrri ju të dashur deputet që e keni nderin dhe moralin me mbrojt paren e popullit”, ka thënë Haradinaj, duke lënë të nënkuptohet që e ka fjalën për Lutfi Zharkun e LDK-së, i cili e parashtroi temën e sotme të interpelancës, raporton “Zeri.info”.

Ai gjatë fjalës së tij mori reagime nga pjesëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me c’rast Haradinaj reagoi ndaj tyre.

 “Atëherë pse nuk e ke nënshkrua i nderuar, pse nuk ja ke vënë firmën”, pyeti Haradinaj Zharkun.

Ndërsa duke folur për arsyen se pse Qeveria Haradinaj ka pranuar që të i paguaj Bechtel & Enkas, 53 milion, Haradinaj tha se kjo gjë është bërë për ta parandaluar që kjo gjë të përkeqësohej më tej. /ZERI/