‘Fol’ lanson portalin e prokurimit transparent

Ekonomia July 05, 2018 - 10:59
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja FOL, me mbështetjen e programit të USAID-it “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”, lansuan  “Portalin e Prokurimit të Hapur dhe Transparent”.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Fol, synojnë që përmes këtij portali çdo cent që prokurohet të jetë i qasshëm për taksapaguesit, raporton Zëri.Info

Jeton Zulfaj, menaxher i projekteve në këtë institucion ka treguar se portali është inspiruar nga një i ngjashëm në Sllovaki, përmes së cilit deputetët dhe kryetarët e komunave i kanë hapur kontratat në nivel kombëtar, raporton Zëri. Info

"Portali është ndërtuar duke marrë të dhëna nga prokurimi i vjetër ai i ri e-prokurimi. Është i inspiruar nga një portal në Sllovaki që kanë bërë reformë të madhe në prokurim ku deputetët dhe kryetarët e komunave i kanë hapur kontratat më nivel kombëtar", ka deklaruar Zulfaj.

Tutje ai ka shtuar se ideja kryesore është në ofrimin e informacioneve të qasshme dhe lehtë të arritshme

"Do të vazhdojmë me pastrimin e kontratave qe kanë probleme. Kontratat me vlera të mëdha nuk futen fare në e-prokurim", ka përfunduar menaxheri i projekteve në "Fol".

Në lansimin e portalit morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. /ZËRI/

Image