Ministri i Brendshëm 'palon' para në banka

Ekonomia June 14, 2018 - 20:51
Lexo detajet

Bejtush Gashi është ministër i Punëve të Brendshme, i cili ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën 486 mijë euro.

Pasuria përfshinë dy shtëpi, truall, tokë bujqësore, mal dhe banesë në Durrës të cilat i ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

Pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura vlera e përbashkët e të cilave është 5 mijë e 500 euro.

Para të gatshme 39 mijë e 499 euro, të cilat i mban në dy banka komerciale.

Të hyra vjetore 5 mijë e 863 prej të cilave 2 mijë e 863 të hyrat e tij dhe 3 mijë të bashkëshortes dhe fëmijëve.

1 mijë e 500 euro merr nga Fakulteti i Sigurisë Publike dhe 1 mijë e 270 si ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme (pagë mujore).

 Pasuria e tij në total është 536 mijë e 862 euro.

Image