Lladrovci, 'merakli' i orëve

Ekonomia June 13, 2018 - 11:29
Lexo detajet

Mbi 800 mijë euro kap vlerën pasuria e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan "Zëri.info". 

Në formularët e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit Lladrovci ka deklaruar shtëpi 150 mijë euro të përbashkët, banesë 105 mijë, tokë 182 mijë e 250 euro, lokal 100 mijë euro, toka mbi 300 mijë euro dhe një banesë 40 mijë euro.

Lladrovci ka nën pronësi veturë “Golf”, e cila ka vlerë prej 9 mijë e 500 eurosh, “Mercedes” 15 mijë euro dhe një “Audi Q7”, e cila sipas tij ka vlerë prej 40 mijë eurosh, shkruan më tutje "Zëri.info". 

Por kryetari i Drenasit po del të jetë merakli i madh i orëve

 Ai ka deklaruar dy orë dore. Një orë “Rolex” të 9 mijë eurove, si dhe një tjetër “Cartier” në vlerë prej 3 mijë eurosh. /Zëri