Qeveritarëve edhe zyrtarisht iu rritet paga

Ekonomia June 12, 2018 - 15:21
Mësoni më shumë shumë detaje

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar pro shfuqizimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 1 shkurt 2018 për pezullim të pagave të kabinetit qeveritar, raporton "Zeri.info".

Ky vendim për shfuqizim të pezullimin të pagave u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar i Haradinaj, pa asnjë votë kundër dhe një abstenim nga ministri Bedri Hamza.

Ministri i Financave, Bedri Hamza me këtë rast tha se Zyra Ligjore e Kryeministrisë e ka shqyrtuar kompleksitetin e kësaj çështjeje, dhe shpreson që të mos ketë ndonjë gabim në këtë aspekt.

Me këtë vendim zyrtarët qeveritar do të marrin pagën e tyre me rritje pasi që dje Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur që nuk ka asnjë shkelje në këtë vendim të Qeverisë së Kosovës/Zeri