PSD kërkon hetime për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Ekonomia June 07, 2018 - 20:38
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, si dhe ka kërkuar të mos paguhet kosto shtesë në vlerë prej 53 milionë eurove, para këto të cilat i ka kërkuar kompania “Bechtel & Enka” për zgjatje të periudhës së kontratës deri në fund të vitit 2018.

Sipas PSD-së për vite me radhë, buxheti i Kosovës është orientuar gabimisht, në ndërtim autostradash tranzit, në vend se në rritje të prodhimit dhe në ngritje të mirëqenies së qytetarëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës, përmes vendimeve të ngutshme e të gabueshme, po e rëndojnë edhe më tepër barrën financiare të qytetarëve të Kosovës.

“Kontratat e fshehta dhe papërgjegjësia e krerëve institucionalë, si para qytetarëve ashtu edhe para vet kontratave të tilla, përbëjnë binomin përmes së cilit Bechtel – Enka po funksionon brenda Kosovës. Rasti i fundit i autostradës Prishtinë – Shkup është dëshmia e radhës e keqqeverisjes që ka ndodhur në Kosovë për shumë vite. Vonesat në pagesa nga qeveria Mustafa u përcollën me aneks-kontratë të re të dëmshme nga qeveria Haradinaj, kontratë kjo që obligon Republikën e Kosovës për 53 milionë euro shtesë ndaj kompanisë Bechtel – Enka. Ky dënim bëhet edhe më i dyshimtë duke pasur parasysh mungesën e transparencës në kontratë. Për më tepër, kompania që e bën mbikëqyrjen e punëve nuk i ka pranuar pretendimet e Bechtelit”, thuhet në reagimin e PSD-së që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Partia Socialdemokrate kërkon nga institucionet e Kosovës që sa më parë ta hetojnë gjithë procesin e ndërtimit të kësaj autostrade, që nga kontrata fillestare, e deri tek aneks-kontrata e fundit, ashtu që të gjithë përgjegjësit për keq menaxhim të fondeve publike të dalin para drejtësisë.

“Republika e Kosovës nuk duhet ta paguajë dënimin ndaj Bechtelit, pa i dënuar ata që ia faturuan shumën”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Për pagesën shtesë prej 53 milionë eurove të cilat shteti i Kosovës ia dha kompanisë “Bechtel&Enka” për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave të më hershme, përgjegjësinë nuk po e merr asnjëri nga zyrtarët e shtetit.

Derisa Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, akuzon ish-ministrin Lutfi Zharku, se ka mundur t’i kryej obligimet financiare ndaj kompanisë në fjalë sa kanë qenë në vlerë dukshëm më të ulët, ky i fundit shprehet i habitur me koston e dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit, marrë për bazë një marrëveshje paraprake që pohon ta ketë arritur me “Bechtel & Enka”.Ministri aktual i Infrastrukturës pohon se Qeveria e Kosovës nuk do ta paguante tani për punën e njëjtë edhe 53 milionë euro shtesë ndaj kompaninë “Bechtel & Enka”, po të paguhej dënimi i ven nga kjo kompani vite më parë si rezultat i zvarritjes së pagesave nga ana e shtetit.

“Ish Ministri e ka pasur rastin që atë 14 milionëshin e famshëm të mos i jep rastin të bëhet 63 (që më pastaj pas negociatash të pandalshme është ulë në 53 milionë, e që rrjedhimisht do të jetë 45, sepse 18 % TVSH indirekt do t’i kthehet prapë buxhetit të shtetit) kur ka qenë në vendin ku jam unë sot, nuk ka ndërmarr asgjë dhe tani më së paku ka të drejt të thotë gjera të tilla që kinse unë i paskam ik ndonjë takimi eventual me te”, u shpreh ai për “Gazeta Blic”.

Për pagesën shtesë prej 53 milionë eurove të cilat shteti i Kosovës ia dha kompanisë “Bechtel&Enka” për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave të më hershme, përgjegjësinë nuk po e merr asnjëri nga zyrtarët e shtetit. Derisa Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, akuzon ish-ministrin Lutfi Zharku, se ka mundur t’i kryej obligimet financiare ndaj kompanisë në fjalë sa kanë qenë në vlerë dukshëm më të ulët, ky i fundit shprehet i habitur me koston e dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit, marrë për bazë një marrëveshje paraprake që pohon ta ketë arritur me “Bechtel & Enka”.

Ministri aktual i Infrastrukturës pohon se Qeveria e Kosovës nuk do ta paguante tani për punën e njëjtë edhe 53 milionë euro shtesë ndaj kompaninë “Bechtel & Enka”, po të paguhej dënimi i ven nga kjo kompani vite më parë si rezultat i zvarritjes së pagesave nga ana e shtetit.

“Ish Ministri e ka pasur rastin që atë 14 milionëshin e famshëm të mos i jep rastin të bëhet 63 (që më pastaj pas negociatash të pandalshme është ulë në 53 milionë, e që rrjedhimisht do të jetë 45, sepse 18 % TVSH indirekt do t’i kthehet prapë buxhetit të shtetit) kur ka qenë në vendin ku jam unë sot, nuk ka ndërmarr asgjë dhe tani më së paku ka të drejt të thotë gjera të tilla që kinse unë i paskam ik ndonjë takimi eventual me te”, u shpreh ai për “Gazeta Blic”.

Leka, tutje ka theksuar se buxheti shtetëror ka rrezikuar të dëmtohet edhe më shumë shkaku i papërgjegjësisë ndaj kompanisë “Bchtel & Enka”, e cila sipas tij ka mundur edhe ta ndërprenë projektin për autostradën Prishtinë – Hani Elezit, e njohur si “Arben Xhaferi”.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe aspak nuk jemi të lumtur për vendimin që na është dashur të marrim, por nuk kemi pasur ka t’ia mbajmë sepse, ndryshe do të ndërpritej projekti, pra lidhja e Kosovës me korridorin 6 dhe po ashtu do të rrezikohej edhe më tepër buxheti i vendit. Ne, mund t’iu themi me përgjegjësi të plote, e kemi zgjidhur një problem dhe e kemi shpëtuar Kosovën nga një problem edhe më i madh që i është kanosur”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Ndërsa ish-ministri Zharku ka deklaruar sot për “Gazeta Blic” se gjatë kohës sa ai ishte ministër, ishte arritur marrëveshje me kompaninë “Bechtel&Enka” që për shkak të vonesave në pagesa për shkak të mos planifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi II, t’i paguheshin 14 milionë e jo 53 kësaj kompanie.

“Këtë nënshkrim e ka dhënë Qeveria Thaçi, në momentin e nënshkrimit të kontratës me kornizën afatmesme të shpenzimeve tri vjeçare kanë qenë të parapara 330 milionë euro, kurse kontrata është nënshkruar me 600 milionë euro, që do të thotë se Qeveria Mustafa e ka gjete të gatshme një kontratë dhe që është dashtë ta përshtat buxhetin me këtë kontratë. Në pamundësi të përshtatjes së buxhetit, me gjithë obligimet kontraktuale ka qenë obligim të shtyhet afati i kryerjes së punimeve”, ka theksuar ai.

Zharku, është shprehur i habitur për rritjen e kostos së dënimit nga kjo kompani, për çka thotë të ketë pyetur ministrin Lekaj dhe Qeverinë se si ndodhi që kjo shumë të shkoi në 53 milionë, nga 14. 7 milionë sa ishin marrë vesh me kompaninë amerikano- turke.

“Hill Internacional ka vërtetuar që është kontraktuale, që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milionë euro në muaj, e që i bien për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro. Kostoja e shtyrjes së garancionit të përformancës, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. I shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktuar nga Qeveria e kaluar”, ka thënë ai.

Zharku, më tej ka mohuar se ka pasur probleme me pagesa ndaj kompanisë gjatë kohës sa ai ka drejtuar dikasterin e Infrastrukturës.

“Kurrë asnjë pagesë nuk ka ndodhë të mos paguhet, sepse është bërë ri programimi i punës nga ana e Bechtelit në përputhje me buxhetin e ndarë nga ministria. Nëse kanë qenë 90 milionë, ata kanë punuar për 90 milionë, nëse ka qenë 200 milionë kanë punuar për aq para, përndryshe nëse nuk ishin paguar, kanë pasur të drejtën e ndërprerjes së kontratës. Asnjë letër nuk ka ndodhë që Qeveria të jetë e vonshme, as nuk kemi pasur ndonjë vërejtje apo kërcënim nga ana tyre për ndërprerjen e punimeve. E përhershme ka qenë që Qeveria të ndajë mjetet në përputhje me kontratën dhe të rritet vëllimi i punës, por kurrë nuk kemi pasur raste të tilla”, deklaroi ish-ministri Zharku.