Abdixhiku: Një hap më afër Kartonit të Gjelbër

Ekonomia June 07, 2018 - 15:22
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe bashkatdhetarët, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka bërë të ditur se Kosova është një hap më afër Kartonit të Gjelbër.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesit e lartë të “Uniqua Austria”, dhe kanë shqyrtuar mundësinë e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë, raporton “Zeri.info”.

“Mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë; e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej - siç kanë bërë tash e 20 vjet”, ka bërë të ditur Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abixhikut:

Një hap më afër Kartonit të Gjelbër;

Austria mund ta mbulojë Kosovën.

Sapo përfunduam një takim të shkëlqyeshëm me përfaqësuesit e lartë të ‘Uniqua Austria’, mbi mundësinë e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë.

Mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë; e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej - siç kanë bërë tash e 20 vjet.

Na konfirmuan gatishmërinë për mbulesë.

Aranzhuam një takim të dytë në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake për të finalizuar këtë bashkëpunim.

Në takim isha bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore - iniciues i takimit; Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe përfaqësuesit e Qeverisë.

Kujtoj se Komisioni që udhëheq ka nisur iniciativën e zgjidhjes së këtij problemi shumëvjeçar.

Së fundmi, Parlamenti i Kosovës ka autorizuar Komisionin tonë që t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje.

Jemi në hapa të mirë.

Image