Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

Ekonomia qershor 06, 2018 - 22:16
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Kosovës po detyrohet t’ia paguaj kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë treguar se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet  në fund të këtij viti. 

LEXO EDHE: Zharku: 53 milionë për Bechtel-Enka, keqmenaxhim nga kjo qeveri

Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.

“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj në "T7".

Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.

“ Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t;i bëjë të gjitha pagesat me kohë”.