Zharku: Në kohën time janë paguar të gjitha faturat për Bechtel-Enka

Ekonomia June 06, 2018 - 21:08
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Kosovës po detyrohet t’ia paguaj kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, ka thënë gjatë kohës sa ka qenë në krye të ministrisë s’ka pasur asnjë faturë pa paguar ndaj Bechtel-Enka.

LEXO EDHE: Lekaj: Bechtel-Enka i ka marrë deri tash rreth 500 milionë euro për autostradën

“ Gjatë kohës sa unë kam qenë në kryet të MI’së nuk ka pasur asnjë faturë të pa paguar. Dmth për 2 vite e ca muaj, sa kam qenë unë aty mund të garantojë se asnjë cent nuk ka qenë i papaguar. Le ta gjejë edhe Bechtel-Enka një faturë nëse se kemi paguar”, ka thënë Zharku për "T7".

Zharku ka thënë se gjatë kohës sa ai ishte ministër ishte arritur marrëveshje me Bechtelin që për shkak të vonesave në pagesa- për shkak të mosplanifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi- të paguheshin 14 milionë euro, e jo 53 milionë.