Lekaj: Bechtel-Enka i ka marrë deri tash rreth 500 milionë euro për autostradën

Ekonomia June 06, 2018 - 21:00
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Kosovës po detyrohet t’ia paguaj kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë në “T7”, se Kosova ka nënshkruar kontratë me vlerë prej 600 milionë eurosh me Bechtel-Enkan për ndërtimin e autostradës.

Sipas Lekajt, Bechtel-Enka i ka marrë deri tash rreth 500 milionë euro për projektin.

Kompania do të marrë edhe rreth 100 milionë euro të tjera, plus gjobën prej 53 milionë eurosh.