Nesër nis vlerësimi i projekteve bujqësore që financohen nga ministria e Bujqësisë

Ekonomia June 06, 2018 - 18:21
Lexoni më shumë detaje

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Mevludin Krasniqi ka bërë të ditur se që nga nesër do të fillon vlerësimi i projekteve bujqësore që do të mbështeten nga ministria e Bujqësisë gjatë këtij viti, raporton zëri.info

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, nesër duke filluar nga ora 9:00 e fillon procesin vlerësues të projekteve bujqësore të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të ‘Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018’ Zyrtarët përgjegjës, i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ky proces të jetë i drejtë dhe krejtësisht transparent!”, ka thënë ai, raporton zëri.info.

Image