Zonë ekonomike në fshatin e Limajt

Ekonomia June 05, 2018 - 21:00
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hapet edhe një zonë ekonmike në Malishevë. 

Këto livadhe të fshatit Banjë të Malishevës shumë shpejt do ta ndërrojnë pamjen.

Në këtë hapësirë 70 hektarëshe do të haper një zonë e lirë ekonomike.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që mbajti të martën mori këtë vendim.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka folur për rëndësinë e kësaj zone.  

Kjo zonë ekonomike e cila do të ndërtohet në fshatin e zv.kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkrahjen edhe të Komunës së Malishevës.


Hajdin Berisha nënkryetari i kësaj komune, që vie nga parita NISMA Socialdemokrate, thotë se ky vendim është i mirëseardhur.

Por, opozita ka shprehur indinjatën për mostransparencën e Komunës në lidhje me këtë projekt.

Alban Mazrekaj nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se u informua vetëm nga mediat se në Banjë do të themelohet një zonë e lirë ekonomike.

Megjithatë Mazrekaj thotë së si parti ata do ta përkrahin këtë.

Zona të tilla ekonomike ka në disa qytete të Kosovës përfshirë Gjakovën dhe Mitrovicën, të cilat nuk është së kanë ndikuar aq shumë në zhvillimin e këtyre komunave.