U aprovua propozimi për Zonën Ekonomike në Malishevë

Ekonomia June 05, 2018 - 14:53
Detajet

Me kërkesë të ministrit të tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin për shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës.

Ky propozim u aprovua ndonëse pati vërejtje nga disa ministra. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka gjatë kësaj mbledhje tha se Kosova ka zona ekonomike të cilat nga qeveria nuk po mbështeten sa duhet me buxhet andaj siç ka thënë ai do të ishte me mirë që t’i zhvillojnë zonat ekzistence e pastaj të formojnë të rejat, shkruan "zëri.Info".

“Ne i kemi edhe tri zona ekonomike me te cilat nuk është bërë asgjë me buxhet dhe do të ishte mirë që një herë të zhvillohen ato pastaj të merremi me këtë”, ka thënë ministri Lluka. Ndërkohë u aprovua edhe plani i veprimit për Cilësinë e Ajrit 2018-2020.