KEK-u i shet 600 mijë tonë qymyr

Ekonomia June 05, 2018 - 11:31
Lexoni më shumë detaje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shitur thëngjill në vlerë mbi 10 milionë euro me një kohëzgjatje prej tri vjetësh, ku parashihen të prodhohen 200 mijë tonë për vit.

Në muajin shkurt të këtij viti, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka publikuar ftesën për ofertim për shitje të thëngjillit dhe dhënia në dispozicion e stabilimenteve për përpunimin e tij”.

Sipas njoftimit për ofertim, kontrata do të jetë tre vjeçare prej 200 mijë tonë në vit.

“Kontrata do të jetë tri vjeçare me sasi të përafërt prej 200,000 t/vit”, thuhet në njoftim.

Në muajin prill, KEK ka bërë të ditur se kontrata iu është dhënë ndërmarrjes “Kosova Thëngjill. Sh.A”. Çmimi total i kontratës është 10 milionë e 892 mijë e 580 euro.

Bazuar në njoftimin e kësaj kontrate, se ndërmarrja duhet të prodhoj përafërsisht 200 mijë tonë në vit dhe në periudhën trevjeçare i bie që duhet të prodhohen përafërsisht 600 mijë tonë qymyr.

Në bazë të çmimit total të kontratës dhe sasisë së planifikuar të qymyrit të paraparë të prodhohet çdo vit rezulton se nga shitja e thëngjillit dhe dhënia në dispozicion e stabilimenteve për përpunimin e tij KEK përfitoi mesatarisht mbi 16 euro për tonë. /Kallxo.com/