Mungon prokurimi elektronik, vazhdon keqpërdorimi i fondeve publike

Mungon prokurimi elektronik, vazhdon keqpërdorimi i fondeve publike

Ekonomia qershor 03, 2018 - 21:23
Lexoni më shumë detaje

Burim i krimit dhe korrupsionit në institucione vazhdon të mbetet prokurimi.

Në këtë fushë nuk ka llogaridhënie dhe as mbikëqyrje të duhur.

Si pasojë e këtyre lëshimeve, në gjykatën e tenderëve thonë se kontratat nuk zbatohen dhe ka keqpërdorim të fondeve publike.

Shoqëria civile kërkon nga Shteti të ketë më shumë transparencë në fushën që harxhohen gati gjysmë milioni euro në vit, raporton T7.

Të paktën 400 milionë euro të qytetarëve të Kosovës, për një vit, harxhohen përmes prokurimit publik. Këto mjete investohen përmes procedurave të prokurimit për investime kapitale, mallra e shërbime.

Mirëpo, kjo fushë edhe më tej vazhdon të përballet me probleme të ndryshme.

Janë shoqëritë civile ato që hedhin akuza të shumta kundrejt këtij institucioni për mungesë të transparencës.

Isuf Zejna nga “Demokracy Plus”, konsideron se prokurimi vazhdon  të jetë i mbyllur dhe si rezultat i kësaj ka shumë keqpërdorime.

Sipas tij, duhet të shkojmë drejt hapjes së një platforme në mënyrë që të ulim korrupsionin. 

Zejna thekson se gjithë këto keqmenaxhime vazhdojnë të ndodhin për shkak se zyrtarët e përfshirë nuk ndëshkohen.

Nga ana tjetër edhe Diana Metushi nga “KDI”, konsideron se një prokurim i mbyllur është tregues i asaj se diçka po fshihet.

Metushi thotë se keqmenaxhimi në këtë institucion De Facto bëhet prej tre faktorëve.

Edhe zyrtari Financiar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, Agim Sheqiri thotë se prokurimi publik është një sfidë për të gjitha institucionet.

Sipas tij, viteve të fundit institucionet janë mjaft transparente për sa i përket prokurimeve publike.

Sheqiri vlerësoi se në veçanti është sektori shëndetësor ai i cili ka më së shumti vështirësi sa i përket procedurave të tenderimit.