Qeveria miratoi listën shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike

Qeveria miratoi listën shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike

Ekonomia maj 15, 2018 - 11:41
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar përditësimin e listave shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike, raporton "Zeri.info".

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasan,i ka kërkuar miratimin e këtij propozimi në mënyrë që të shkohet një hap me shtetet e BE-së.

“Lista shtetërore e mallrave të kontrolluara strategjike përfshinë mallrat që vihen në kontroll për çështje kombëtare, siguri dhe të drejta të njeriut. Ne jemi të obliguar të përditësojmë listën tonë të mallrave konform BE-së”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Haradinaj-ministrave: Koordinohuni me zëvendësministrat

Qeveria po ashtu miratoi edhe koncept dokumentin për filharmoninë, operës dhe baletin e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se me këtë koncept dokument synohet të arrihen politikat e financimit të objekteve kulturore në vend.

“MKRS ka paraparë hartimin e koncept dokumentit për filharmoninë, operën dhe baletin dhe është paraparë hartimi i politikave të reja që garantojnë financim për objektet e kulturës. Duke pas parasysh rëndësinë e kësaj ju ftojë të votoni koncept dokumentin për filharmoinë, operën dhe baletin e Kosovës”, ka thënë ai. /ZËRI/