Shkarkohen katër anëtarët e Bordit të 'Ibër Lepencit'

Ekonomia May 08, 2018 - 15:49
Lexo detajet

Propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike "Iber Lepenc", ka shkaktuar debat në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës raporton "Zeri.info".

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me këtë rast ka thënë që pas analizave të bëra është vërtetuar që ka pasur shkelje në këtë bord. Lluka ka kërkuar votën e pjestarëve të Qeverisë, për shkarkimin e antarëve të Bordit të drejtorëve në ndërmarrjen "Iber Lepenc".

LEXO EDHE: Ndërmarrja ‘Iber Lepenc’ me mbi 4 milionë euro humbje, Bordi shkep bonuse!

Këtë kërkesë e ka replikuar zënvëndës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxha i cili bëri të ditur që kësaj radhe do të e abstenoj këtë pikë të rendit të ditës, por që në të ardhmen vendime të tilla do të i kundërshtoj fuqishëm. Ministri Lluka me këtë rast tha se ky bord ka shpërndar bonuse që i kanë shkaktuar dëme vendit, prandaj edhe po kërkon që të shkarkohet ky bord.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj tha se e përkrah kërkesën e Llukës, "Do të qëndroj prapa ministrit të kabinetit tim, pra ministrit Lluka.

Këto borde e kanë pasur nje liri të tepruar prandaj unë e përkrahi këtë kërkesë. Në rastet tjera nëse ju tjerët ministra e bëni një kërkesë të tillë duhet të jemi në vëmendshën sepse përgjegjësia po bie mbi ne", tha Haradinaj pas replikave që u bënë në këtë pikë.

Pas krejt kësaj ky propozim u aprovua me 3 abstenime./Zeri

Ditë më parë "Zëri.info" ka raportuar për mënyrën se si anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje aprovuan vendimin për ndarje të shpërblimeve për përformancë të mirë të ndërmarrjes, si dhe ndarjen e pagës së 13-të. /Zëri/