NLB Banka shënon rritje në kredi prej 56.7 milionë euro

Ekonomia May 08, 2018 - 12:20
Lexoni më shumë detaje

Viti 2017 për “NLB” Bankën ishte më i jashtëzakonshmi, marrë parasysh rezultatet afariste të publikuara nga drejtori gjeneral i kësaj banke, Albert Lumezi, raporton "Zeri.info".

Në prezantimin e rezultateve afariste të kësaj banke, Lumezi e veçoi vitin 2017, sa i përket pasqyrës financiare, ku u tha se kreditë neto shënuan rritje për 56.7 milionë euro ose 17.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar duke arritur shumën 387.6 M euro.

"Rezultatet e vitit 2017 janë më të mirat. Kemi pasur rezultate të mira në të gjitha segmentet e afarizmit. NLB grupacioni e ka pasur vitin më të suksesshëm në histori. Për vitin 2017, kemi një rritje të jashtëzakonshme në kredi prej 56.7 milionë euro", ka sqaruar Lumezi.

Tutje ai ka dhënë një pasqyrë të detajuar për segmentin e korporatave, ku u tha se u shënua rritke për 31 m euro.

"Viti 2017, ishte edhe një vit tjetër i jashtëzakonshëm për NLB bankën, ku te gjithë indikatorët kanë arritur kulmin e tyre. Një rritje më e madhe në vëllim është shënuar në segmentin e korporatave për 31 m euro  apo 15.1 për qind" shpjegoi tutje ai.

Veç kësaj u tha se edhe shpenzimet janë menaxhuar në mënyrë të duhur. /Zëri/

Image