Vjen lajmi i madh për pagat në Kosovë

Ekonomia May 08, 2018 - 09:49
Lexoni më shumë detaje

Sindikata e Policisë së Kosovës me datën 5 shkurt ua kishte dërguar shkresën Nr.01-04/2018 Qeverisë, në të cilën për punonjësit e Policisë kanë kërkuar gjetjen e mundësive për zgjidhjen e çështjes për punonjësit e Policisë së Kosovës

Në këtë shkresë është kërkuar aprovimi i Projektligjit për nivelimin e pagave, sigurimin alternativ shëndetësor dhe jetësor, shkruan portali Arbresh.info.

Donjeta Gashi nga zyra e kryeministrit ka thënë për portalin Arbresh.info se kjo kërkesë është duke u trajtuar në Ministrinë e Administratës Publike.

LEXO EDHE: Kosovarët 3.1 miliardë euro depozita, 2.4 miliardë euro kredi

“Kërkesa të shumta drejtuar sektorit të punëve dhe mirëqenies sociale janë duke u trajtuar në ministritë përkatëse. Në Ministrinë e Administratës Publike është duke u përgatitur Ligji për Pagat e Shërbyesve Civil në Republikën e Kosovës, ku ndër të tjera është duke u zgjidhur edhe çështja e nivelimit të pagave të oficerëve policorë, gjegjësisht duke u harmonizuar me pagat e oficerëve të FSK-së”, ka thënë ajo.

Zeqir Bekolli, zyrtar për komunikim me publikun në Ministrinë e Administratës Publike, ka thënë për Arbresh.info se MAP-i është duke punuar në Ligjin për Nivelizimin e Pagave.

“Në kuadër të këtij ligji bëjnë pjesë edhe zyrtarët policorë. Ky ligj, në Qeveri pritet të shkojë kah mesi i muajit qershor, në kuadër të Pakos ligjore, ku bëjnë pjesë edhe Ligji për Organizimin e Administratës Shtetërore, Ligji për Shërbimin Civil dhe Ligji për Pagat e Nëpunësve Civil”, ka theksuar ai.

Ndryshe ditë më parë kryetari i sindikatës Shaban Tasholli në një përgjigje që pati dhënë për portalin Arbresh.info ka thënë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë temë.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria. Ne do të bëjmë kërkesë për takim me të gjitha instancat pas 1 majit, e pastaj te shohim se çfarë thonë. Ne i kemi kërkesat si nivelimi i pagave, sigurimi shëndetësor, dhe përvoja e punës ’90-99”, ishte shprehur ai.