Sindikata e punëtoreve të Telekomit kërkon nga Haradinaj shkarkimin e ministrit Lluka

Ekonomia May 07, 2018 - 10:57
Lexoni më shumë detaje

Sindikata Profesionale e Punëtoreve të Telekomit përmes një komunikate për media ka kërkuar nga kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj, shkarkimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka për gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Në komunikatën për media thuhet se siç jeni në dijeni për zhvillimet e fundit qe po ndodhin ne Telekomin e Kosovës dhe deklaratat e papërgjegjshme te Ministrit të MZHE-së, Valdrin Lluka, për sindikatën janë te pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shume demotivuese për te gjithë punëtoret e TK.

 “Pa i njohur problemet dhe vështirësitë e TK, pa u marrë me një analize se si duhet të dilet nga kjo gjendje ku ka plotë mundësi që kompania të funksionoj me profit të vetin, duke rishikuar te gjitha kontratat e dëmshme : Z-Mobile, kontratat për qeren dhe pikat shitëse, ulja e shpenzimeve te derivateve, investimet e domosdoshme për gjenerim te te hyrave dhe ndërprerja e punësimeve qe ende po vazhdon etj . Andaj kërkojmë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj qe ta shkarkoj ministrin Lluka për këto deklarata te panevojshme dhe demotivuese qe për pasoje ka rritur demotivimin e punëtoreve për pune duke kërcënuar me ulje pagash dhe falimentim te TK”, thuhet në komunikatën e dërguar për media, raporton zëri.info

Aty më tutje thuhet se sindikata në fjalë nuk do të pranojmë që të degradohen punëtoret duke u kërcënuar në forma të ndryshme, pasi që sipas tyre më se paku punëtoret janë përgjegjës për ketë gjendje, ku dihet roli i politikes në të gjitha emërimet e KE-ve dhe Bordeve ku asnjëherë nuk e ka marre kush përgjegjësin për degradimin e Kompanisë.

“Andaj ne rast se nuk merren masa ndaj Ministrit Lluka ne nuk i përjashtojmë te gjitha format e protestës siç na garanton edhe Ligji Sindikal i Kosovës”, thuhet në fund të reagimit të sindikatës së punëtoreve, kryetar i së cilës është Muhamet Xhemajli, raporton zëri.info.