Lansohet kartmonedha Bitcoin

Ekonomia May 06, 2018 - 09:28
Detajet

Prodhuesi i kartëmonedhave dixhitale Tangem njoftoi lansimin e kartëmonedhës Bitcoin.

Kompania thotë se do të hedhë në qarkullim 10 mijë kartëmonedha të tilla për partnerët dhe distributorët në mbarë botën dhe shpjegon se kartëmonedhat inteligjente bitcoin janë po aq të mbrojtura dhe të sigurta sa një kartëmonedhë normale, përcjell Telegrafi.

Në Goldfish Restaurant përjetoni magjinë e ushqimeve të freskëta të detit

LEXO EDHE: Kjo është kartëmonedha e parë e Bitcoin

Hardweri i Tangem është i bazuar në çipin S3D350A të Samsung dhe sipas kompanisë ky është produkti i parë për tregun i cili përmbush standardet e sigurisë EMVCo dhe EAL6+.

Si çdo produkt tjetër në botën e kriptomovalutave, fitimi i besueshmërisë së përdoruesve janë auditet e sigurisë dhe publikimi i kodit burimor.

Aktualisht Tangem ka publikuar kodin e aplikacioneve iOS dhe Android në GitHub.