Kodi Civil konsiderohet i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës

Ekonomia May 03, 2018 - 14:32
Lexo detajet

Profesoresha e së Drejtës së Detyrimeve Kontraktore, Nerxhivane Dauti në një diskutim për Kodin Civil tha se ky kod është i lidhur me ekonominë e vendit tonë, raporton “Zëri.info”.

"E konsideroj si ngjarje historike përpilimin e Kodit Civil. Kodi Civil është i lidhur me ekonominë. Kontrata si një ndër punëve juridike më të rëndësishme, sidomos kontratat komerciale trajton kontratat edhe për dhënien e shërbimeve", tha Dauti.

LEXO EDHE: Kuçi: Bizneset mund të jenë të pa përgatitura për tregun e Unionit Evropian

 Sipas saj, për të pasur eksport dhe import Kosova duhet të ketë edhe kodin tregtar, gjë që sipas saj nuk e ka pasur.

"Nuk përjashtohet mundësia që pas Kodit Civil të miratohet edhe Kodi tregtar. Është me rëndësi që jo vetëm të bëjmë kontrata por që edhe të zbatohen ato kontrata. Ligji duhet të jetë i zbatueshëm ", tha ajo.

Ndërsa, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane ne Kosovë, Arian Zeka tha se OEAK e përkrah Kodin Civil por që sipas tij, më me dëshirë do të prisnin një kod komercial.   

Krijimi i një Kodi Civil është i mirëpritur edhe për ne. Më me qejf do të prisnim krijimin e një kodi komercial. Por sidoqoftë e mirëpresim edhe atë civil. Bizneset ankohen mjaft dhunë në procedurat gjyqësore. Praktikat gjyqësore e bëjnë kornizën ligjore të pa vlefshme", tha ai./Zëri