1 Maji ditë feste, tek kosovarët

Ekonomia May 01, 2018 - 17:47
Fotografi nga Gërmia

Dita botërore e punëtorëve, 1 maji, qytetarët e Kosovës i gjeti duke festuar. Me daulle e tupana ata i`a mësyn parkut të Gërmisë, në Prishtinë dhe numri i tyre nuk ishte i vogël, raporton “Zëri.info”

Image

1 maji në botë njihet si dita e punëtorëve dhe ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës dhe për kërkesa tjera që atyre ju mungonin.

LEXO EDHE: ‘Vetëvendosje’ me aksion simbolik për 1 Maj

Në lidhje me kë lidhje me këtë disa prej qytetarëve për “Zërin”, kanë thënë se kushtet e punëtoreve në Kosovë nuk respektohen aq sa duhet, por që janë të kënaqur me atmosferën dhe natyrën e Gërmisë.

Image

“Është puna që po e festojnë njerëzit, është një festë e mirë dhe vendi është shumë i mirë. Kushtet e punëtorëve në Kosovë nuk po zbatohen. Si duhet jo. Nuk është gjendja e mirë se nuk po mendojnë për popull po veç për vete”, ka thënë njëri nga qytetarët që po e kalonte këtë ditë në Gërmi.

Se gjendja e kushteve të punës dhe papunësia në Kosovë është fenomen shqetësuese, e pohoi edhe një student.

“Jam ende në studime. Shumica në diplomim janë të papunë ka edhe të tjerë është niveli i papunësisë i lartë dhe gjendja nuk është fare e mirë për ne”, tha ai.

Image

Në anën tjetër një qytetar fajin për krejt këtë gjë ia hodhi mos zhvillimit të ekonomisë, pasi që sipas tij mungesa e prodhimit dhe e shpërndarjes së tyre në Kosovë dhe rajon, pamundëson zhvillim dhe plotësim të kushteve, raporton tutje “Zëri.info”.

Image

“Në Kosovë nuk ka shanse me u plotësua as një kusht shkaku që nuk ka prodhim. Pa u bërë  prodhime inovative për me i plasu në Kosovë dhe në Evropë ekonomi të Kosovës nuk ka. Sot edhe është protestuar edhe është festuar. Duhet me protestu por me protesta Kosova u ngop prej vitit 1981 e deri më tani me qindra pothuajse me mijëra protesta. Protestat nuk janë zgjidhje, zgjidhja është me u ul në tavolinë me ba kërkesa të shkruara, me i adresu në institucione si duhet sepse edhe protestat po bëhen vetëm sa për sy e faqe”, ka thënë ai.

Image

Në parkun e Gërmisë përveç qytetarëve të shumtë janë parë edhe punëtorë të Hortikulturës të cilët vazhdimisht kanë pastruar dhe janë kujdesur për terrenin në park.

Image

Image

Po ashtu prezentë kanë qenë edhe policë pasi që rrugët në drejtim të Gërmisë kanë qenë të bllokuara për vetura. /ZERI

Image

Image

Image

 

Image