Rukiqi: Kam mbështetjen e plotë për kryetar të OEK-ut

Rukiqi: Kam mbështetjen e plotë për kryetar të OEK-ut

Ekonomia prill 29, 2018 - 14:49
Lexoni më shumë detaje

Berat Rukiqi deri me tani është kandidati i vetëm në garë, që po synon postin e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Nuk dihet ende nëse Rukiqi do të këtë ndonjë rival në këtë garë, por ajo që dihet deri me tani është së kryetari i deri tashëm, Safet Gerxhaliu nuk e synon edhe një mandat tjetër për kreun e OEK-ut.

Me gjasë, askush tjetër nuk po e merr guximin t’i hy përballjes me Rukiqin, duke e ditur karrierën e tij prej me shumë së një dekade angazhim në këtë organizatë.

Profesori i ekonomisë, Berat Rukiqi nuk e thotë këtë, por tregon së kandidatura e tij për kryetar të OEK-ut vjen pas shumë konsultimeve dhe mbështetjes së madhe që i është premtuar nga natyrësia e gjerë e Odës.

“Kandidatura ime për kryetar të organizatës më të madhe në vend që përfaqëson interesat e biznesit, Odës Ekonomike të Kosovës, vjen pas një procesi të gjatë të konsultave me akteret më të rëndësishëm të sektorit privat në vend. Po të mos ishte mbështetja e duhur, nuk do ta zyrtarizoja kandidaturën fare.

“Përndryshe kandidatura vjen pas një angazhimi tash e 11 vjet në Odën Ekonomike të Kosovës, angazhim i cili më ka mundësuar të pjekëm profesionalisht dhe të jem kandidat i pranueshëm në këtë cikël zgjedhor për organet e Odës Ekonomike te Kosovës”, ka thënë Rukiqi në një intervistë për Infokusi.

Rukiqi thotë së udhëheqja e Odës Ekonomike të Kosovës, dallon nga secila pozitë e rëndësishme në institucionet tjera në vend, dhe janë tri cilësi qe kanë rendësi të veçante për ta udhëhequr organizatën me të madhe në vend që ka mbi 16000 anëtar.

“Janë tri cilësi të cilat janë të rëndësishme për të udhëhequr me këtë institucion: aftësia për të  komunikuar me akteret e rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit, aftësia për të balancuar interesat e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, që janë pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe artikulimi i qartë dhe i paanshëm i kërkesave të komunitetit të biznesit, për një mjedis të favorshëm të të berit biznes”, theksoi Rukiqi.

Tutje ai ka thënë se rrugëtimit të tij drejtë kësaj kandidature do t’i ndihmoj shumë pervoja e gjatë në OEK, si dhe puna e tij nëpër detyra të tjera.

“11 vite në Oden Ekonomike të Kosovës, përvoja në themelimin dhe rrugën e zhvillimit të një start-up të suksesshëm nga sektori prodhues dhe i shitjes me pakicë, 10 vite të punës në Universitet, përvoja 4 vjeçare në sektorin publik, përkatësisht udhëheqja e Bordit të KEK-ut, pa asnjë aferë dhe me indikatorë pozitiv financiar, si dhe angazhimi i fundit profesional në Bordin e Millenium Foundation Kosovo, përmes një konfirmimi të integritetit profesional edhe nga administrata amerikane, janë bazë e mjaftueshme që konfirmojnë jo vetëm posedimin e cilësive të lartcekura, por edhe të potencialit shtesë për të udhëhequr OEK-un në procesin e marrjes së primatit për tu bërë organizata më përfaqësuese, më profesionale e interesave të sektorit privat dhe promovimit të një mjedisi me të favorshëm për biznes dhe investime”, ka thënë Berat Rukiqi, kandidati për kryetar të OEK-ut.