Shpallen me interes të veçantë pronat ku do të ndërtohet Kompleksi Qeveritar

Shpallen me interes të veçantë pronat ku do të ndërtohet Kompleksi Qeveritar

Ekonomia prill 13, 2018 - 10:20
Lexo detajet

Janë shpallur me interes të veçantë pronat që preken nga projekti i ndërtimit të kompleksit rezidencial qeveritar

Qeveria e Kosovës ka shpallur me interes të veçantë pronat e paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Kompleksit (Rezidencave) Qeveritar”

Zonat që janë shpallur me interes të veçantë janë zona kadastrale Prishtinë, Zllatar, Matiçan, Hajvali, Çagllavicë, Komuna e Prishtinës dhe Zona Kadastrale Graçanicë dhe Badovc, Komuna e Gracanicës.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar kërkoi nga kabineti që ky shqyrtim të miratohet një ditë tjetër për shkak se siç tha ai, nuk është mjaftueshëm i informuar për këtë çështje.

Ndërsa Behgjet Pacolli kërkoi që të bëhet një plan hapësinor dhe të mbrohet mirë ajo zonë, e të mos ndodhë sikur në Shipitullë, ku njerëzit kanë ndërtuar.

Haradinaj projektin e konsideroi të nevojshëm.

“Ne do të kemi koordinime si qeveri sepse është një ndër projektet më të mëdha, sepse krejt institucionet, administrata parashihet me u bart dikun tjetër. Sa më përket mua mendoj se ky është i nevojshëm”, tha Haradinaj. /Kallxo.com/