Lansohet Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF)

Lansohet Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF)

Ekonomia mars 13, 2018 - 11:56
Ja për çka shërben ajo

BERZh lansoi sot Programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.

Me rastin e lansimit të kësaj kampanje, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se  Kredia e Gjelbër është cilësore dhe pa  shpenzime, raporton Zeri.info.

"Ne kemi pasur knaqësin të lanësojmë projektin për efiqencën e energjisë. Energjia është cilësore dhe pa shpenzime. Kjo ju ndihmon për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme", tha ajo.

Sipas Apostoloves, banesat e reja do të kenë çertifikata të energjisë. Si shtëpit ashtu edhe banesat do të shpenzojnë më pak energji, shkruan tutje Zeri.info.

Zv.drejtori u Bankës TEB, Dren Krypa tha se Kredia e Gjelbër do të jetë një produkt i favorizuar bankar për klientët të cilët si ka thënë ai, duan të bëjnë invenstime në kursimin e energjisë.

"Ky bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet dy institucioneve tona ka shënuar sukses, që ka sjellur tani edhe kthimin e Kredisë së Gjelbër. Fondi i invenstimeve do të jetë me vlerë prej 5 milion euro, prej nga 15 deri në 20% do të jenë në kthim në formë granti tek kredimarrësit.

Sipas tij, arsyet që klientët të aplikojnë këtë kredi janë: rritja e pritshme e çmimevë të energjisë elektrike, konsumi i lartë i energjisë në familje dhe barra mbi buxhetin familjar dhe detyrimi për mbrojtjen e mjedisit. /ZERI