“Park Hotel & Spa”, vendi më i bukur në zemër të Shkupit

Ekonomia March 09, 2018 - 11:03

“Park Hotel & Spa” i vendosur në një nga vendet më tërheqëse në parkun e Shkupit, tani është pika ideale e nisjes për ekskursionet tuaja në Shkup.

Hoteli është i bërë nga materiale të zgjedhura me kujdes për t'ju sjellë kënaqësinë e një prekjeje të ndjeshme që përfshin çdo lëvizje të veçantë të trupit tuaj në rehati dhe kënaqësi.

Po ashtu, “Park Hotel & Spa”, është i njohur nga dizajni modern dhe unik me karakter ekstravagant i zonave të jetesës si dhe me tema të ngjyrave ultra-elegante dhe orendi të lëmuara, e plotësuar me art të jashtëzakonshëm.

Hoteli do të ju bëjë të ndiheni këndshëm, komod dhe të frymëzuar në hapësirën e tij të ndritshme dhe të ajrosur.

Me vendndodhjen e tij të përshtatshme, hoteli ofron qasje të lehtë në destinacionet e qytetit, të cilat patjetër duhet vizituar - monumente, qendra tregtare, sheshi i qytetit, parku i qytetit, kështjella si dhe kala.

Gjatë qëndrimit tuaj këtu do të përjetoni shërbime me cilësi të lartë.

Dhomat e hotelit përfshijnë televizor LCD/plazma ekran, produktet e pastrimit, kafe dhe çaj të çastit, dhe zonë pushimi ku ju mund të relaksoheni dhe të këndelleni pas një ditë të gjatë.

Gjatë gjithë ditës ju mund të shijoni atmosferën relaksuese të qendrës së fitnesit në dy kate, sauna, pishinën e bukur të brendshme me xhamin e famshëm Murano, spa (banjo termike) me shtretër  të ngrohtë dhe lloje të ndryshme masazhesh.

Po ashtu, ju do të keni mundësinë të relaksoheni me masazhin tradicional tailandez nga masazhistët e certifikuar Thai.

“Park Hotel & Spa” në Shkup ofron shërbim të shkëlqyeshëm dhe lehtësira superiore të cilat ua bëjnë një qëndrim të paharrueshëm.

Mysafirët e “Park Hotel & Spa” mund ta gëzojnë 24 orë në ditë shërbimin në dhomë, kuzhinën më të mirë mesdhetare në restorantin “Four”, si dhe argëtim për fëmijë “Fun House”.

Po ashtu, mund të keni mundësin të shërbeheni në dyqanin e dhuratave “Little Box”, bar “Brick” dhe restorantin “Tëins snacks and beer”.

 tmosfera unike e “Park Hotel & Spa”, me një zgjedhje të patëmetë të objekteve të artit të ndërthurura në mënyrë organike mes gjelbërimit të parkut të qytetit, ju ofron përvojën më të mirë për të qenë një mysafir në udhëkryqin e rajonit të Ballkanit.

Mos e humbisni mundësinë për ta vizituar!

Image
Image 
Image 
Image 
Image