Pa u bërë ende një vit, rruga që kushtoi afër 800 mijë euro shembet

Pa u bërë ende një vit, rruga që kushtoi afër 800 mijë euro shembet

Ekonomia mars 08, 2018 - 22:26
Një pjesë e saj është shembur pas reshjeve të shiut dy ditë më parë.

Nuk është bërë ende një vit që kur është përuruar rruga Botushë –Koshare e cila ka kushtuar afro 800 mijë euro dhe është prishur.

Një pjesë e saj është shembur pas reshjeve të shiut dy ditë më parë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka vënë dyshimet e tij në cilësinë e punimeve që janë bërë në këtë rrugë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Kadriu ka thënë se do t’i analizojnë dëmet në këtë rrugë dhe shkaqet që i sollën ato.

“Nga nesër do ta formojmë komisionin për të kontrolluar të gjitha rrugët në të cilat ka pasur rrëshqitje të dheut, andaj ne do ta formojmë komisionin e posqshëm për secilën rrugë do të konstatohet pse është ardhur deri në këtë situatë rrëshqitja e këtyre rrugëve”, ka thënë Kadriu.