Ministri Lluka nënshkruan marrëveshje historike me Kanadanë për rritjen e investimeve

Ekonomia March 06, 2018 - 16:07

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez James Carr, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë.

Kjo është marrëveshje tejet e rëndësishme per ekonomine kosovare ngase hap perspektivë për investime të kompanive kanadeze në Kosovë.

Ministri Lluka në fjalen e tij gjatë nënshkrimit potencoj përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së së  Kosovës për të krijuar kushte të favorshme për investitorë  në veçanti për kompanitë kanadeze.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i mrekullueshem për ne, kompanitë kanadeze kanë mundësi të jashtezakonshme të investojne në Kosove,  kjo marrëveshje qartësisht shpreh përkushtimin tonë për të ofruar siguri për investitorët e mbi të gjitha mundësi punësimi dhe  rritje ekonomike për vendin.  Me këte marrëveshje Kosova do të jetë nyje e investimeve kanadeze në rajon”, ka thënë Ministri Lluka, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa, për ministrin Carr kjo marrëveshje është e një rëndesie të veçante ngase do i mundesojë kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë si treg i ri në mes të Evropes.

 “Kosova ka shtrirje të mrekullueshme gjeografike dhe fuqi të re punëtore, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne po ju krijojme kushte kompanive kanadeze të investojne në Kosovë e poashtu kompanive kosovare të eksportojnë produktet e tyre në tregun kanadez” tha Carr.

Ndryshe kjo  marrëveshje është nënshkruar në dhjetë vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes  dy vendeve.